ZYRTARE : Gjyqtarët kosovar i bojkotojnë ndeshjet, zëvendësohen nga gjyqtarë të huaj

Është bërë zyrtare zëvendësimi i gjyqtarëve kosovar me gjyqtarë të huaj.
Kjo ka ndodhur pasi që gjyqtarët vendor i kanë bojkotuar ndeshjet për shkak të mos pagesës së tyre.
Kurse gjatë ditës së sotme do të fillojnë ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku do të fillojë me ndeshjen e Golden Eagle Ylli kundër Feronikelit.
Ndërsa ndeshja kryesore do të jetë ajo e Rahovecit kundër Sigal Prishtinës, mirëpo sipas informatave të fundit këto ndeshje nuk do të referohen nga gjyqtarët vendor./Indeksonline/.