75 Mall Live Search
19:53 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Gafa e vitit qysh në janar, Napoli ia sheh sherrin Ospinas

Lazio ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit në fund të ndeshjes 1:0.

Ishte Immobile ai i cili përfitoi mjaft mirë nga gabimi trashanik i portierit napolitan, Ospina i cili e komplikoi me mbajtjen e topit dhe e humbi krejt pastaj.

Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 42 pikëve, tri më pak se liderët Inter e Juventus.

Në anën tjetër, Napoli bie në pozitën e 10-të me 24 pikë./Indeksonline/