Reagojnë “Shqiponjat” pasi iu mor baneri nga “Arpagjiktë”

Ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, përfundoi në të mirë të vendasve pas një ndeshje të mrekullueshme.
35 pikë nga Dardan Berisha nuk mjaftuan që Peja të triumfonte mbrëmë.
Por, një zënkë mes dy tifozerive, “Shqiponjave” të Pejës dhe “Arpagjikve” të Prizrenit, shkruan Indeksonline.
Prizrenasit ua kishin marrë banerin mysafirve, me të cilin edhe e kishin bërë një foto me banerin të kthyer përmbys.
Ndërsa, tifo grupi pejan “Shqiponjat” kanë reaguar rreth këtij rasti./Indeksonline/
