Forma e Kosovës dhe Suedisë gjatë vitit 2019

Kosova dhe Suedia do të masin forcat sot me fillim nga ora 15:45 me kohën tonë lokale.
Miqësorja do të zhvillohet në Katar, ndërsa dy kombëtaret kanë sjellë në radhët e veta lojtarë që nuk janë ftuar më parë.
Suedia gjatë vitit të kaluar siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian pasi u radhit e dyta në grupin F pas Spanjës, shkruan Indeksonline.
Në 12 ndeshjet sa i zhvilloi Suedia, arriti 6 fitore, 4 barazime dhe dy humbje, duke shënuar 28 gola dhe duke pranuar 11 sosh.
Më 9 janar të këtij viti, suedezët zhvilluan një tjetër miqësore ndaj Moldavisë ku fituan me rezultat minimal 1:0.
Në anën tjetër, Kosova gjatë vitit të kaluar zhvilloi 10 ndeshje ku arriti 4 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. “Dardanët” shënuan 16 gola dhe duke pranuar 18 të tjerë.
Në fund të marsit, Kosova do t’i luajë ndeshjet e Play-offit të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian./Indeksonline/