75 Mall Live Search
20:24 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Baton Haxhiu: Albin Kurti e Hashim Thaçi janë takuar dy herë tjera, kanë folur gjatë

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, thotë se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e Presidenti kanë pasur takime sekrete.

 “Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.

Ai thotë se nuk e di çfarë është folur në ato takime dhe se Thaçi e Kurti nuk e kanë mbajtur sekret këtë.

“Ata e dinë se cka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.

Derisa Haxhiu ka raporte të mira me Presidentin Thaçi, me Kurtin e VV’në nuk i ka as afërsisht të ngjashme.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar disa herë kundër publicistit, duke e akuzuar atë se është angazhuar për ta ndarë këtë parti, kur dolën në publik përçarjet mes grupit të Dardan Molliqajt me Albin Kurtin.