Mbi 23 mijë euro uniforma për punëtorët e Qendrës së Studentëve!
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/01/82002994_1067462846979458_7591045685667954688_n.jpg)
Në fillim të këtij viti Qendra e Studentëve ka kurorëzuar kontratën e radhës.
Tenderi “Furnizim me uniforma për punëtorët e Qendrës së Studentëve”, nuk është se ka kushtuar edhe pak, shkruan Indeksonline.
Ndonëse, fillimisht vlera e parashikuar për këtë furnizim ka qenë gjithësej 30.000,00 euro, ajo është arritur të finalizohet për 23.417,50 euro.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/01/66666-1.jpg)
Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 24 muaj.
Ky tender i është dhënë operatorit ekonomik N.P.T. Arta –Tex.
Sipas prokurimit, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 27.572,00 euro. /Indeksonline.