75 Mall Live Search
10:15 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Genta paralajmëron këngën, me një vallëzim provokues

Genta Ismajli ka kohë që ka paralajmëruar këngën e re, e cila do të jetë në bashkëpunim me artistin turk, Eypio.

Këngëtarja shqiptare për finalizimin e projektit të ri po qëndron në Turqi, dhe nga atje ajo ka bërë disa postime rreth kësaj kënge.

Një të tillë e ka bërë edhe së fundi  me një video të publikuar në Instagram ku shihet teksa bën një vallëzim atraktiv.

“Pak zgjatje të muskujve, jua dua të gjithëve, kënga e re së shpejti”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, kujtojmë se Genta së fundi ka bërë publike lidhjen me biznesmenin turk, Hysein Usta./Indeksonline/

View this post on Instagram

Pak zgjatje te muskujve ?#loveyouall#comingsoon

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on