Agnesa Vuthaj mohoi lidhjen me miliarderin indian, por një veshje e saj kushton mijëra euro

Së fundi në media u përfol për lidhjen e Agnesa Vuthaj me miliarderin indian, Chetaan Sandesara.
I menjëhershëm ishte reagimi i Vuthajt, e cila e ka mohuar një gjë të tillë, duke deklaruar se ajo dhe Sandesara janë miq dhe se familjen e tij e konsideron si familje të dytë, shkruan Indeksonline.

Por, është në lidhje, apo jo, Agnesa bën një jetë luksoze dhe kjo gjë vihet re edhe nga postimet që bën në rrjetet sociale, ku tregon për udhëtimet e shumta që bën në botë dhe veshjet e kushtueshme.
Vetëm një veshje e saj, kap shifra marramendëse. Faqja e njohur “what they wearin” ka publikuar çmimet e një prej veshjeve të Agnesës.
Çanta e saj e markës “Hermes” kushton 85.700 euro, ora “Rolex” 10.300 euro, aksesori i dorës “Cartier” me katër diamante ka kushtuar 10.00 euro./Indeksonline/
