75 Mall Live Search
19:05 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchesteri po nënshkruan me Kouilibaly, çartet Gattuso

Manchester United duke se ka arritur marrëveshjen me Napolin për qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly.

Ekipi i “Djajve të Kuq” ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin italian dhe në verë do të marrë në Old Trafford yllin e Napolit.

Koulibaly dëshiron një largim nga napolitanët, pasi nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e presidentit Aurelio De Laurentiis gjatë këtij sezoni.

Senegalezi pritet të kalojë në Angli për një shifër prej 70-75 milionë eurosh. Gazetari italian, Fabio Santini, e konsideron të kryer diçka të tillë.

“Napoli do të shesë Kalidou Koulibaly te Manchester United për 70-75 milionë euro dhe gjithçka duket se është vendosur. Një marrëveshje e tillë do të mbyllet vetëm në qershor dhe jo në merkaton e janarit”, tha ai për Il Processo.

Trajneri Gennaro Gattuso ka qenë kundër një lëvizje të tillë. Ai nuk dëshiron që lojtari të largohet!