75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Një muaj pas ndarjes, ribashkohet çifti i njohur?

Një burim i “E!News” tha se ish-çifti, Channing Tatum dhe Jessie J, të cilët u ndanë gati një muaj më parë , janë parë së bashku gjatë fundjavës në Los Anxhelos. 

Ylli Magic Mike dhe këngëtarja britanike kaluan gjatë fundjavës në një dyqan mobiliesh, pavarësisht se u përpoqën të kalonin pa u vërejtur.

“Ata ishin në humor të shkëlqyeshëm dhe së bashku tërë kohën ndërsa shprehnin mendimet e tyre për artikuj të ndryshëm”, tha ky burim

Sidoqoftë, është plotësisht e mundur që Channing dhe Jessie janë thjesht miq. 

Në kohën e ndarjes së tyre, një burim konfirmoi se ata kanë mbetur të afërm me njëri-tjetrin./Indeksonline/