Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve, në Reçak

Në 21–vjetorin e Masakrës së Reçakut, ministri i Mbrojtjes në detyrë Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, sot në Kompleksin Përkujtimor bënë homazhe dhe vendosen lule në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut, të masakruar nga ushtria serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Berisha dhe gjeneral Rama, gjatë vizitës takuan edhe familjarët e pranishëm, të cilëve u shprehën ngushëllime, duke çmuar lart sakrificën e të rënëve. Pas homazheve, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u mbajtë Akademia Përkujtimore në përkujtim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut.
