75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Këta janë kryesit e Masakrës së Reçakut

Sot janë bërë 21 vjet nga Masakra e Reçakut, derisa që në orët e para të mëngjesit qindra qytetarë e politikanë u drejtuan te memoriali i 45 viktimave.

Ishte pikërisht kjo masakër që zgjoi ndërgjegjën e gjithë botës, derisa u drejtua gishti nga shteti serb për këtë agresion, që nuk kurseu as fëmijë e gra.

Ndonëse dy dekada pas kësaj masakre dhe përfundimit të luftës, ende drejtësia nuk ka shkuar në vend.

Ndërsa, përmes disa fotografive (mjete identifikimi), Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, ka rikujtuar se pikërisht këta janë kryesit e masakrës së Reçakut./Indeksonline