Ylli i Real Madridit pritet të jetë transferimi i parë i Lampardit

Chelsea kërkon me nxitim të transferojë fantazistin e Real Madridit, Isco, në Stamford Bridge.
Pasi përfundoi pezullimi në merkato për klubin londinez, Frank Lampard dhe stafi i tij janë në kërkim të përforcimeve gjatë merkatos së janarit.
Sipas anglezes Daily Express, transferimi i mesfushorit spanjoll mund të finalizohet për një shifër 55 milionë euro.
Megjithatë, raportohet se Florentino Perez nuk ka ndërmend të lejojë lojtarin të largohet për një shifër aq të ulët, pra duhet parë se sa do të kërkojë presidenti i Los Blancos.