Rekaliu: I kaluam edhe sulmet e VV-së, vetëm në respektim të vullnetit të qytetarëve

Anëtari i kryesisë nga radhët e LDK-së, Fidan Rekaliu, është figura e radhës që ka komentuar situatën aktuale mbi zhvillimet për formimin e qeverisë.
Rekaliu ka përmendur sulmet e VV-së në kohën sa LDK ishte pjesë e qeverisë, duke shtuar megjithatë se “i falën” të gjitha në respektim të vullnetit të qytetarëve, duke vendosur t’i kalojnë këto sfida.
Rekaliu thotë se nëse oferta nuk pranohet nga VV-ja, kjo konfirmon zërat e shumtë që Kurti frikësohet nga marrja e përgjegjësisë.
Në vazhdim statusi i plotë:
Kur ishim në qeveri, u sulmuam në të gjitha mënyrat nga VV’ja, përfshirë edhe sulmet fizike që nuk i përkasin demokracisë. Por, në respektim të vullnetit të qytetarëve vendosëm ti kalojmë këto sfida dhe të bashkëpunojmë gjatë qëndrimit në opozitë. Bëmë të qartë bashkëpunimin me ta pas zgjedhjeve si alternativën tonë të vetme. Por, kjo nuk nënkupton që duhet të nënshtrohemi e përbuzemi nga ta. Oferta e fundit e LDK-së është e sinqertë dhe dëshmon përkushtimin tonë për qeverisje të përbashkët në shërbim të qytetarëve. Koalicionet gjithandej në botë ndërtohen mbi bazat e respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit. Nëse përfundimisht oferta nuk pranohet nga ta konfirmohen zërat e shumtë që z. Kurti dhe të tjerët frikësohen nga marrja ne përgjegjësisë.