75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Klubet e Superligës përballë provave të radhës, ja miqësoret që luhen sot

Këtë të shtunë janë paralajmëruar katër duele kontrolluese nga klubet e Superligës. Me kundërshtarë dhe lokacione krejtësisht të ndryshme do të përballen mes tyre klubet nga pjesa e epërme e tabelës dhe ajo nga pjesa e poshtme.

Dueli i parë pritet të zhvillohet nga ora 12:00 ndërmjet Ferizajt dhe Trepçës që bën gara në Ligën e Parë. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj prapa palestrës “Bill Clinton”.

Prishtina do ta zhvillojë duelin e parë kontrollues në fazën përgatitore të janarit, derisa për kundërshtarë do ti ketë fqinjët e 2 Korrikut. Ndesha starton nga ora 13:00 në stadiumin e 2 Korrikut në lagjen Arbëria.

E shtune

Ferizaj vs. Trepça 12:00

2 Korriku vs. Prishtina 13:00

Egnatia vs. Llapi 14:00

Tractor SC (Iran) vs. Ballkani 16:00