75 Mall Live Search
07:46 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Edi Rama nis ditën me fjalë të shenjta të Kuranit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur që çdo ditë ta fillojë me një thënie ndryshe.

Sot ai zgjodhi që të ndajë fjalë të shenjta nga  Kur’an-i, ku flitet për të pandërgjegjshmit.

“O ju qe keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjell një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”, shkruhet në këto fjalë të zgjedhura, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet se kujt ia dedikoi këto fjalë Rama, por duhet përkujtuar se së fundi ai u ‘godit’ nga shumë njerëz, të cilët e kundërshtuan atë për shkak të hedhjes në gjyq të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj pikërisht në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut./Indeksonline/