75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas lëvizjeve të Kurtit, LDK-ja vendos të mblidhet

E hëna e 20 janarit ka nisur “furishëm” më ngjarjet politike në vend. Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar te presidenti Thaçi mandatimin e Albin Kurtit për kryeministër.

Pavarësisht se nuk ka ende marrëveshje me LDK-në, Kurti krye në vete ka vendosur që të nisë procedurat finale për formimin e Qeverisë.

Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar një mbledhje jo të zakonshme.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Mustafa ka ftuar në mbledhje Kryesinë e LDK-së nesër në orën 14:00.

Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i radhës nga LDK-ja pas vendimit të Kurtit për mandatim dhe mosheqjes dorë nga pozita e kryeparlamentarit, pozitë të cilën e mban Glauk Konjufca./Indeksonline/