75 Mall Live Search
17:34 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Chicharito transferohet te La Galaxy, do ta paguajnë më shumë se Ibrën

Skuadra amerikane, La Galaxy ka transferuar ish-sulmuesin e Manchester United, Javier Hernandez.

Chicharito ishte pjesë e Sevillës që nga vera e vitit të kaluar por nuk la gjurmë na La Liga, shkruan Indeksonline.

31 vjeçari tashmë do të garoj në MLS, ku mësohet se do të paguhet më shumë se Zlatan Ibrahimovic (7.2 milionë dollar).

Galaxy nuk ka përfunduar më lart se e pesta në Konferencën Perëndimore që nga viti 2016 dhe të fundit nga pesë Kupat e tyre të MLS e fitoi në vitin 2014. /IndeksOnline/