75 Mall Live Search
23:35 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Kllompe, pantolla e mantilla, ja sa i kushtoi tenderi Spitalit të Mitrovicës!

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë ka finalizuar tenderin më të ri për këtë vit.

Spitali në fjalë këtë herë është furnizuar me material medicinale, si mantilla, kllompe dhe pantolla.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 20.000,00, shkruan Indeksonline.

Kontrata e finalizuar, spitalit në Mitrovicë i ka kushtuar hiç më pak se 12.434,04 euro.

Sipas njoftimit të bërë nga prokurimi tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 15.494,58 euro.

Tutje, në kontratë nuk bëhet e ditur numri i saktë i produkte të porositura. /Indeksonline/