Sadikaj: Asnjë fjalë rreth marrëveshjes së linjës ajrore Prishtinë-Beograd nga Kurti

Sekretari i Rinisë së PDK-së, Triumf Sadikaj ka kritikuar liderin e LVV-së, Albin Kurti që nuk po e thotë asnjë fjalë për hapjen e linjës së re ajrore Prishtinë-Beograd.
“A ka me dal tash me rrotullu aeroplana apo do të vazhdoj ta bëjë pulën?”, është shprehur Sadikaj, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Triumf Sadikajt:
As edhe një fjalë rreth marrëveshjes së linjës së re ajrore Prishtinë – Beograd nga Albini edhe pas takimit me Grenellin.
Albini dikur akuzonte që me ndërkombëtarët po bëhemi pula e në Kosovë po sillemi si skiftera, po a i kanë tregu skifterit të facebookut që është nënshkru një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë kohës që ai është Kryeministër në facebook?
A ka me dal tash me rrotullu aeroplana apo do të vazhdoj ta bëjë pulën?