Janë konkurrente në profesion, duhen edhe si shoqe
Dy disenjatoret e njohura në Kosovë, edhe pse në profesion janë konkurrente, ato në jetën e përditshme janë shoqe të mira.
Bëhet fjalë për Lia Stubllën dhe Blerina Kllokoqi-Rugovën, të cilat me kreacionet e tyre janë duke bërë bujë të madhe si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij, shkruan Indeksonline.
Ato së fundi janë shfaqur së bashku, teksa kanë pozuar para pasqyre.
Madje, Blerina e quan “zemër” Lian.
Kujtojmë se me disenjet e tyre janë veshur shumë yje vendore dhe botërore./Indeksonline/