Loredana s’ia lëshon rrugën Mozzikut, thyen një tjetër rekord me këngën e re

Reperja shqiptare, Loredana pak ditë më parë publikoj projekti e ri “ “Kein Wort” në bashkëpunim me artisten, Juju.
Kënga u mirëprit nga adhuruesit e dy artisteve, teksa po vazhdon të dëgjohet me të madhe, madje edhe ka arritur rekorde klikimesh.
Së fundi Loredana është shpërblyer me këngën në fjalë, nga “Spotify” duke arritur të mbledh 2.3 milionë klikime brenda vetëm një ditë në këtë platformë.
Loredana ka ndarë me adhuruesit teksa ka transmetuar mesazhi që ka synim kjo këngë.
“Ne jemi të dyja gra të pavarura me të dy këmbët në tokë dhe kjo është pikërisht ajo që kemi dashur t’i përcjellim botës dhe mbi të gjitha grave të tjera atje. Jemi të lumtur që dy vajza mblidhen në një fushë të fortë mashkullore dhe thyejnë rekordin me 2.3 milion rrjedhë brenda një dite. Ne i japim jetën dhe shpirtin tonë muzikës dhe familjes sonë. Kjo nuk është vetëm një këngë. Për mua është një simbol i grave të reja të reja në këtë botë. Jemi të fortë së bashku”., ka shkruar Loredana.
Në anën tjetër, edhe ish-partneri i saj, Mozzik ka publikuar bashkëpunimin me Taynan “Edhe ti”, këngë e cila ka kaluar pritshmërit duke mbledhur 4 milion klikime në vetëm një ditë./Indeksonline/