Aksident i rëndë në autostradë Prishtinë – Ferizaj, dyshohet për 4 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Prishtinë-Ferizaj, shkruan IndeksOnline.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se katër përsona janë lënduar.
Policia për indeksOnline ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes i kanë kërkuar dy autoambulanca.
“Informatat e para janë se në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka kërkuar dy autoambulanca. Më vonë u njoftojmë për numrin e veturave të përfshira dhe personave të lënduar”, ka thënë Bajram Krasniqi nga PK.

Në fotografi shihet se një veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale.
IndeksOnline do të ju mbaj të informuar për këtë rast.
