I mituri nga Mitrovica sulmon fizikisht nënën e tij
Dje në Mitrovicë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-i mitur, nën dyshimin i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K/Shqiptare.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS-së dhe avokatit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/