75 Mall Live Search
10:08 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë futbollisti anglez, u sulmua nga disa persona

Jordan Sinnot ka ndërruar jetë në spital. Futbollisti anglez është sulmuar nga disa persona në natën e mbrëmshme.

Sinnot, i cili ishte pjesë e klubit Matlock Town, është gjetur pa vetëdije afër një dyqani rreth orës dy të mëngjesit, thuhet në raportin e policisë angleze.

Policia angleze ka nisur një hetim për një vrasje të mundshme të 25 vjeçarit. Një person deri më tani është arrestuar.

Ish mesfushori i Huddersfield Town pas frakturave në kokë ai ndërroi jetë në spital.