15:36 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Edi Rama niset për në Gjermani, ka takim me kancelaren Merkel

Edi Rama është duke udhëtuar për në Berlin.

Ai atje do të takohet me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, shkruan Indeksonline.

Ky program do të mbahet në Bruksel, më 17 shkurt.

Postimi i plotë:

Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt ?????//Indeksonline/