75 Mall Live Search
10:14 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Jennifer Lopezi me dedikim emocionues, pas vdekjes tragjike të Kobe Bryantit!

Mbrëmë në një aksident tragjik me helikopter, ndërroj jetë një nga basketbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti, Kobe Bryant.

Vdekje e tij u bë lajmi kryesor mbrëmë, duke bërë me lot në sy miliona fansa të sportistit të njohur, shkruan Indeksonline.

Kanë qenë shumë nga emrat e njohur të skenës muzikore botërore që kanë shfaqur pikëllimin e tyre pas vdekjes së yllit të basketbollit.

Një prej tyre është edhe Jennifer Lopezi, e cila ka bërë një dedikim emocionues për tragjedinë e mbrëmshme.

Familja është ajo që ka më shumë rëndësi. Të gjithë po e ndjejmë trishtimin nga kjo humbje, por gjithçka që mund të mendoj është se kjo është një ‘kokërr rërë’ në krahasim me atë që Vanessa (gruaja e basketbollistit) duhet të kaloj tani. Unë shpreh gjithë dashurinë time dhe po lutem për ju, fëmijët tuaj dhe familjet e tjera të përfshira në këtë ngjarje tragjike. Gjëja më e padrejtë në jetë është të humbasësh fëmijën dhe burrin në të njëjtën ditë. Vanessa, unë lutem për forcën tuaj dhe që Zoti t’ju udhëzoj në çdo hap të rrugëtimit tuaj. Për familjet e tjera që vuajnë nga kjo tragjedi e pamendueshme, Zoti qoftë me ju!”, ka shkruar ndër të tjera Jennifer Lopez. /Indeksonline/