75 Mall Live Search
10:14 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Sikleti i nënës së 5-vjeçares pasi vajza mori lodrën e seksit, duke menduar se është unazë

Fëmijët shpesh herë pëlqejnë të kontrollojnë gjërat e të rriturve, duke kërkuar për lodra të reja.

Por një vajzë bëri diçka që nuk duhej. Teksa po kërkonte nëpër gjërat e nënës, ajo mori një lodër seksi, sepse mendoi se ishte unazë.

Kahla Maneely mori një tekst nga nëna e shoqes së vajzës së saj me një fotografi të unazës vibruese dhe një mesazh që thoshte “kjo mund të ketë qenë me gjërat tuaja”.

Ajo e kuptoi që vajza e saj pesëvjeçare Myla e kishte marrë atë nga dhoma e saj dhe ia kishte dhënë shoqes së shkollës, transmeton Indeksonline.

26- vjeçarja ktheu mesazhin e saj te nëna e shoqes dhe u lehtësua kur e mori një përgjigje nga ajo.

Më pas  Myla bisedoi me vajzën dhe u kuptuan që ajo të mos hynte më në dhomën e fjetjes, transmeton Indeksonline.

“Nuk e dija çfarë të bëja, nuk kam qenë kurrë më e turpëruar në tërë jetën time. Kam kaluar dhjetë minuta vetëm duke shikuar telefonin tim duke u përpjekur të mendoja për një përgjigje të mirë sepse nuk e dija çfarë të thosha. Po mendoja sikur të ishte fëmija im që vinte në shtëpi nga shkolla bashkë me një gjë të tillë. Çfarë do të bëja?”, tha ajo./Indeksonline/