75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Bryanti në Lojërat Olimpike nga “syri” i fotografit të Indeksonlinet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan Medaljen e artë në basketboll në Lojërat Olimpike 2012 që u zhvilluan, në Londër.

Amerikanët në finalen e zhvilluar me 12 gusht 2012 mposhtën Spanjën me rezultat 107-100, shkruan Indeksonline.

Në përbërjen e ekipit olimpik të SHBA-së ishte i grumbulluar edhe basketbollisti tashmë i ndjerë, Kobe Bryant.

Ylli i LA Galaxyt në atë ndeshje luajti 27 minuta, duke realizuar 17 pikë.

Fotografi i Indeksonline, Blerim Uka, ruan fotografitë e Bryantit të realizuara në atë ndeshje.

41- vjeçari, që vdiq mbrëmë pas një aksidenti me helikopter në Kaliforni, në atë sfidë mbante numrin 10 në fanellë.

Më poshtë janë disa fotografi të Kobe Bryantit gjatë finales së Lojërave Olimpike në vitin 2012. /IndeksOnline/