75 Mall Live Search
21:48 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj viziton qytetin ku u shpall i pafajshëm vëllai i tij, Ramushi

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj pas vizitës në Zvicër, sot është parë në qytetin francez, Strasbourg.

Ky qytet është shumë i njohur për familjen Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Image may contain: 1 person, outdoor

Në Strasbourg, tre vite më parë, me kërkesë të Serbisë ishte ndalur Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Për disa muaj ai kishte qëndruar atje në liri me kusht, derisa ishte liruar përfundimisht.

“Sot isha në një vizitë të shkurtër në Strasbourg të Francës.”, ka shkruar Daut Haradinaj në postimin e tij./Indeksonline/

Image may contain: 1 person, sky, outdoor and closeup