75 Mall Live Search
20:55 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Milani sfidon Serien A, i bashkohet edhe Torino

Milani është paraqitur në fushë kundër Torinos me shiritin e zi në krahë si shenjë nderimi për Kobe Bryant, i cili humbi jetën pas një aksidenti me helikopter në Kaliforni dy ditë më parë.

Kësaj iniciative iu bashkua edhe Torino, që edhe ata kanë vendosur shiritat, shkruan Indeksonline.

Ky veprim u bë edhe pse nuk u lejua nga Serie A e cila e kishte hedhur poshtë kërkesën e Milanit.

Rosonerët e nderuan Bryantin, ku përveç se ishte një basketbollist shumë i njohur, ishte edhe tifoz i Milanit. /IndeksOnline/