Bryanti, pritet të nderohet në ceremoninë e këtij viti të “Oscars”-it

Organizata përgjegjëse për “Oscars”, Akademia e Arteve dhe e Shkencave, ka zbuluar se po planifikon të nderojë yllin e ndjerë të basketbollit Kobe Bryant gjatë telekasterit të oskareve 2020 në 9 shkurt.
Derisa shumica dërrmuese e tifozëve të Bryantit e kujtojnë atë për arritjet e tij të pashembullta në fushën e basketbollit, Kobe ishte gjithashtu një prodhues fitues i çmimit “Oscar” për filmin e tij të shkurtër të animuar autobiografik të vitit 2017 “Dear Basketball”, të cilin ai gjithashtu shkroi.

Kobe, 41 vjeç, u vra në një përplasje me helikopter, të dielën në mëngjes, në Calabasa të Kalifornisë, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë.

Para vdekjes së tij të parakohshme, Bryanti ishte producent, shkrimtar dhe drejtues i serialit ESPN + Detail, i cili është një shfaqje e thelluar e analizave të basketbollit që shqyrton se si luhet dhe fitohet loja.
Ai kishte plane të mëdha për të vazhduar karrierën e tij, në Hollyëood.

Bryanti ishte një nga forcat kryesore të LA Lakersit për dy dekada, duke u bërë kampion pesë herë në NBA dhe 18 herë All-Star. /Indeksonline/