Zjarrfikësit e Prishtinës në hall, dikush vazhdimisht po i djegë mbeturinat në kontejnerë

Zjarrfikësit në Prishtinë, po vazhdojnë ta kryejnë detyrën dhe misionin e tyre.
Por, atyre po u del punë edhe me persona të papërgjegjshëm.
Dikush vazhdimisht po i djeg mbeturinat në kontejnerët që janë të vendosur në lagjen “Pejton” në kryeqytet.
Kjo gjë jo vetëm që është e ndaluar, por tymi, gjithashtu ndot ajrin.
IndeksOnline sjell pamje të punës së zjarrfikësve, të cilët po e shuajnë zjarrin në kontejner./Indeksonline