75 Mall Live Search
00:19 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Pacolli- Apostoloves: Ti ke dështuar që të tregosh respekt për popullin e Kosovës!

Shefi i diplomacisë kosovare në detyrë, Behgjet Pacolli ka kritikuar shefen e Zyrës së BE-së në Kosovës, Natalia Apostolova lidhur me viziten e përfaqësuesit të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell.

“Ti ke dështuar që të tregosh respekt për popullin e Kosovës. Si mund të organizosh vizitë të nivelit të lartë dhe të mos e respektosh qeverinë e Kosovës. Nuk e di nëse kjo është e drejt për ju?”, i ka shkruar Pacolli përmes një “cicërime” në gjuhen bullgare.  

Kujtojmë se Borrelli zhvilloi një takim me presidentin Hashim Thaçi, me përfaqësues të partive parlamentare si dhe përfaqësues të komuniteteve dhe kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka./Indeksonline/