Pas 13 vjetësh në rol, aktorja e njohur e braktis “Peppa Pig”-un

Aktorja e zërit, e serialit të animuar “Peppa Pig”, e ka lënë rolin e saj pas 13 vjetësh.
Harley Birdi ka thënë se po largohet që t’i lëshojë rrugë Amelie Beas, e cila e ka quajtur këtë rol si ëndërr, shkruan Indeksonline.

Harley tha se të bëhesh zëri i Peppas në moshën pesë vjeçe ishte fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm dhe se kurrë nuk do ta harrojë kohën e saj në atë shfaqje.

Më tej ajo tha se njërëzit që punojnë aty ishin bërë si një familje për të dhe i kanë dhuruar kujtime të paharrueshme.
Në fund Harley i uroi fat të mirë Amelies, e cila tashmë do jetë në vendin e saj./Indeksonline/
