Boatengu largohet nga Fiorentina, transferohet në Turqi

Aventura e Kevin Prince Boatengut me Fiorentinën zgjati vetëm gjashtë muaj.
Pas 14 paraqitjeve dhe një goli të shënuar, ai do të vazhdojë karrierën në ekipin turk, Beshiktash.
Ai do të shkojë atje në formë huazimi, ndërsa njihet për ndërrimin e shpeshtë të klubeve.
Ai më parë ka luajtur për Milanin, Las Palmasin, Sassuolon, Barcelonan dhe së fundmi Fiorentinan./Indeksonline/