Dua Lipa “vajton” largimin e Britanisë së Madhe nga BE

Edhe zyrtarisht mbrëmë në ora 23:00 sipas kohës lokale, Britania e Madhe u largua pas 47 vjetësh nga BE.
Të shumta ishin reagimet që u bë pas daljes historike të Britanisë, disa e pranuan me gëzim, e disa të tillë të mërzitur për këtë, shkruan Indeksonline.
Një reagim për këtë ka ardhur edhe nga këngëtarja shqiptare, Dua Lipa e cila rrugëtimin e saj për të “pushtuar” tregun e muzikës botërore e nisi pikërisht në Angli.

Pas angazhimeve në Amerikë, Dua është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër, teksa ka komentuar largimin e Britanisë nga BE.
24 vjeçarja në llogarinë e saj në InstaStory ka shprëndarë statusin e kryetarit të Komunës të Londrës, Sadiq Khan.
“Mbretëria e Bashkuar ndoshta po largohet nga BE sot, por Londra mbetet një qytet global, qytet evropian. Ne vazhdojmë të jemi një fener për ide përparimtare, për vlera liberale dhe për vendosmëri dhe diversitet. Dhe ne do të vazhdojmë të mirëpresim njerëz nga e gjithë bota, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, ngjyra e pasaportës së tyre ose ngjyra e flamurit të tyre kombëtar
Në një kohë pasigurie të vazhdueshme, unë dua të dërgoj një mesazh të veçantë për më shumë se një milion evropianë që kanë vendosur të bëjnë qytetin tonë shtëpinë e tyre. Ju jeni londinezë. Ju jo vetëm që e pasuroni qytetin tonë në mënyrë ekonomike, por edhe shoqërore dhe kulturore. Nga ushqimi dhe moda jonë, deri tek risitë tona dhe shërbimet tona publike, ju jeni thelbësor për suksesin e qytetit tonë, të bërë nga arsyet kryesore pse Londra mbetet qyteti më i madh në botë”, thuhet në këtë shkrim.
Kujtojmë që Dua Lipa herë pas here komenton çështjet politike që preokupojnë botën, e sidomos ato që kanë të bëjnë me Anglinë, vendin ku u lind dhe u rrit./Indeksonline/
