Mblidhet LDK, dy ditë para seancës për formimin e qeverisë

Pas caktimit të seancës për formimin e Qeverisë, është mbledhur Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deri më tani në zyret e kësaj partie janë parë duke hyrë Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Kujtim Shala.
Ndërkohë, kryesia e Kuvendit të Kosovës, me kërkesën e Albin Kurtit ka vendosur që të hënën nga ora 11:00, të mbahet seanca ku do të votohet qeveria e re./Indeksonline/.




