75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu urim emocional për ditëlindjen e të bijës

Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu ka uruar vajzën e tij, Bulzën me rastin e ditëlindjes.

Këngëtari i famshëm, ka përzgjedhur një dedikim emocional për të bijën, krahas së cilit ka publikuar edhe një fotografi.

Sabriu uroj Bulzën nga largësia, pasi që ajo ka vite që jeton në Amerikë.

“Bulza ti sot ke datëlindjen. Te uroj nga largësia nuk është e lehtë, por kur ti jeton e lumtur dhe vazhdon te jesh e lumtur na bën që edhe ne të ndihemi të lumtur me ty Qika jem.Na ke sjell në jetë dy princesha o Zot sa i lumtur qe jom, ndjenjë që nuk përshkruhet, Babi ti uron gjitha te mirat në jetë drita jem, Festo sot me vajzat Stinen Rigen dhe Bashkëshortin Vetonin, ju don Babi Shumë dhe ti uroj edhe ? vite të lumtura mbi të gjitha të kesh shëndetin dhe rehatin shpirti Babit”, shkruan këngëtari në urimi./Indeksonline/