‘Wikipedia’ zyrtarizon Kurtin si kryeministër

Faqja e njohur, Wikipedia, e ka zyrtarizuar, liderin e LVV-së, Albin Kurti si kryeministër të Kosovës.
Tek biografia e Kurtit në Wikipedia, shkruhet se ai është kryeministri i katërt i Kosovës, transmeton Indeksonline.
Nesër do të mbahet seanca ku do të votohet qeveria dhe Albin Kurti si kryeministër i ri i Kosovës.
LVV dhe LDK sot kanë zyrtarizuar marrëveshjen për koalicion qeverisës./Indeksonline/
