75 Mall Live Search
17:21 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Dinastia” Maldini vazhdon te Milani, debuton Daniele

Gjenerata e tretë e familjes Maldini tashmë ka debutuar në një ndeshje zyrtare të Ac Milan.

Pas Cesare Maldinit (1954-1966) dhe Paolo Maldinit (1984-2009),  karrierën si profesionist e ka filluar edhe Daniele Maldini.

18 vjeçari debutoi me fanellën e Milanit në Serie A kundër Veronës.

Ai u inkuadrua vetëm dy minuta për të bërë debutimin historik.

Për dallim nga babai dhe gjyshi që ishin mbrojtës, Daniel luan si sulmues. /IndeksOnline/