Hadergjonaj flet pas debutimit në Turqi

Florent Hadergjonaj ka debutuar me Kasipashën në Turqi në ndeshjen kundër Ankaragucu.
Ylli kosovar luajti 90 minuta në këtë sfidë dhe bëri paraqitje shumë të mirë, shkruan Indeksonline.
Ai është shprehur shumë i lumtur për debutimin e tij te skuadra e re.
“I lumtur me debutimin tim te Kasimpasa, por edhe me rezultatin pozitiv, edhe pse merituam më shumë”, ka shkruar Hadergjonaj.
Kasimpasa aktualisht gjendet në pozitën e 16-të dhe po lufton për mbijetesë në Superligën turke. /IndeksOnline/
