75 Mall Live Search
19:25 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mourinho i jep leksion Guardiolës, City përshëndetet me titullin

Manchester City si duket tashmë është dorëzuar për titullin e Premierligës.

Skuadra e Pep Guardiolës është mposhtur nga Tottenham me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Premierligës.

City kishte mundësi të mirë për të kaluar në epërsi në minutën e 40-të, por penalltinë e Gundogan e priti Lloris.

Pjesa e dytë ishte shumë e pa fat për kampionët në fuqi të Premierligës, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 60-të, Zinchenko u ndëshkua me karton të kuq dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Tre minuta më vonë, Bergwijn kaloi Tottenhamin në epërsi më një gol shumë të bukur.

Rezultatin e dyfishoi Heung-Min Son në minutën e 71-të.

Me këtë humbje, Manchester City mbetet në pozitën e dytë me 51 pikë, plot 22 më pak se Liverpooli.

Tottenham ngjitet në vendin e pestë me 37 pikë, katër më pak se Chelsea në vendin e katërt. /IndeksOnline/