75 Mall Live Search
22:23 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vedat Muriqi e fton në darkë Hadërgjonajn, në Turqi

Vedat Muriqi i ka dhuruar mikpritje të ngrohtë Florent Hadërgjonajt në Turqi, pasi ky i fundit u transferua te Kasimpasa.

Sulmuesi e ka ftuar në darkë Hadërgjonajn, duke i uruar mirë se ardhje në Turqi.

“Mirë se erdhe Gjigji”, ka shkruar Muriqi në Instagram, duke publikuar një foto gjatë darkës me Hadërgjonajn.

Ata dy janë mes futbollistëve kryesor të Kosovës dhe sigurisht që pritet të jenë startues në duelin e muajit të ardhshëm ndaj Maqedonisë në Shkup.