75 Mall Live Search
11:12 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Veliu në Kuvendin e Kosovës, pritet të votohet për ministër të Brendshëm

Edhe pse ora 11:00 tashmë ka kaluar, në sallën e Kuvendit të Kosovës ka pak deputetë që kanë arritur.

Më me numër të madh në sallë janë parë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por padyshim se aty nuk mungon as nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Podujevës, Agim Veliu, raporton Indeksonline.

Veliu është emri i propozuar i LDK-së për ministër të Punëve të Brendshme të vendit dhe kësisoj Veliu pritet që sot të marrë besimin e deputetëve për një pozitë të re qeverisëse.

Pas zgjedhjes së Veliut, banorët e Podujevës do të duhet të dalin edhe njëherë në zgjedhje, për të parin e kësaj komune./Indeksonline/