Rrahje masive në Skenderaj, 4 të arrestuar, një përfundon në QKUK

Policia e Kososvës dje ka arrestuar pesë persona, pasi ata dyshohen se pas një mosmarrëveshje janë rrahur ndëmjet vete.
Rasti ka ndodhur në orën 16:40, ndërsa si pasojë e kësaj rrahjeje, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, përcjell Indeksonline.
“Në vendin e ngjarjes mjetet e gjetura janë sekuestruar. Pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48-orë”, thuhet në raport./Indeksonline
(FOTO ILUSTRIM)