75 Mall Live Search
12:28 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Samir Zekiqi shpallet basketbollist i javës, formacioni i gjithi i huaj

Në bazë të sistemit automatik të statistikave që mirëmbahet nga kompania “Kutia”, basketbollisti më i mirë i javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll është zgjedhur Samir Zekiqi i Golden Eagle Yllit.

Zekiqi shënoi 24 pikë, kishte tetë kërcime dhe dy asistime në derbin ndaj Rahovecit, ku Ylli shënoi fitore me rezultat 88:84.  

Lojtari i javës zgjidhet nga “Kutia” në bazë të pikëve, kërcimeve, asistimeve, topave të vjedhur dhe efektshmërisë.

Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll janë: Stevie Clark i Bashkimit me 33 pikë, Tamas Bruce i Lipjanit me 32, Ty Nichols i Ponte Prizrenit me 30, Alante Fenneri i Trepçës me 27 dhe Jordan Johnsoni i Sigal Prishtinës me 25.