75 Mall Live Search
13:13 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Teuta Haxhiu: Kurti e bëri kurban Glaukun, Isa-Vjosën

Deputetja Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në seancën plenare për formimin e Ekzekutivit të ri, tha se kjo Qeveri do të ketë javët e shkurtra.

Sipas saj, Albin Kurti për të arritur synimet e tij, me ego të papërmbajtur është në gjendje të sakrifikojë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Haxhiu, madje edhe pati dilema nëse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dhënë dorëheqjen ose jo.“Pyetja jonë në radhë të parë është se a ka dhënë dorëheqjen Konjufca apo jo? Për këtë ende nuk po e dimë…! Jo, po deklarohet”, tha ajo.

Për vendimin e 26 dhjetorit, kur u votua posti i kryeparlamentarit, deputetja Haxhiu tha se  anëtarë të LVV-së kishin deklaruar të bindur se nuk do të japë dorëheqjen. Kurti sipas saj ka bërë “kurban” Glauk Konjufcën, ashtu siç e bëri Mustafa Vjosa Osmanin.

“Duke i gëlltitur fjalët dhe shkelur parimet tashmë synon kreun e Ekzekutivit kosovar. Në fakt, monarku është vetë Albini që me sjellje gjithnjë arrogante dhe fjalët e veta të përtypura delegjitimoi institucionin demokratik, me marrëveshjen ose ujdinë e tij monarkiste që e bëri kurban Konjufcën. Me të vetmin qëllim që të vijë vetë në pushtet, njësoj siç e bëri kurban edhe Isa-Vjosën”, u shpreh ajo.