14:40 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kura më e fuqishme për aneminë – në këtë mineral

Anemia përshkruhet nga një numër i zvogëluar i qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve) ose hemoglobinës në gjak. Ulja e konsumit të hekurit shpesh mendohet se është shkaku i anemisë.

Simptomat e anemisë janë dobësia, lodhja, lëkura e zbehtë ose e verdhë, linjat e bardha në thonj. Format e rënda të anemisë përfshijnë marramendje, gulçim, dhembje koke dhe ushtima e veshëve.

Këto janë ushqime të pasura me hekur:

Mishi i kuq

Burimi më i mirë dietik i hekurit është mishi i kuq. Arsyet shtesë që mbështesin mishin janë proteina që përmirësojnë tretjen. Përveç që është një burim shumë i vlefshëm i hekurit, mishi i kuq përmban një numër mikro-ushqyes të tjerë të rëndësishëm për trupin si zinku, seleni, kaliumi dhe një numër i vitaminave B, duke përfshirë niacin, riboflavin, tiaminën dhe vitaminën B12, transmeton KosovaPress.

Perimet jeshile

Perimet jeshile janë një burim hekuri dhe spinaqi është më i fuqishmi prej tyre.

Peshku

Tuna dhe sardelet janë një burim i shkëlqyeshëm i këtij minerali.

Vezët

Të fërguara, të gatuara, ‘në sy’, sidoqoftë ju pëlqejnë ato, ata i sigurojnë trupit një dozë të madhe hekuri.

Frutat e freskëta

Bananet dhe fiqtë janë burimi më i mirë.