FSK-ja rreshtohet për kryeministrin Kurtin

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë rreshtuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Garda e FSK-së është gati për ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të detyrës për kryeministrin e ri të vendit, Albin Kurti, raporton Indeksonline.
Pranim-dorëzimi i detyrës së re të Kurtit nis në orën 11:00, ndërsa tashmë thuajse kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ceremoni solemne.

Kurti u zgjodh kryeministër i vendit dje me 66 vota pro dhe 10 abstenime, pas koalicionit të lidhur me LDK-në, dy partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit./Indeksonline/

